Një person ekstradohet nga Belgjika në Kosovë, kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar
Një shtetas i Kosovës, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, është ekstraduar të mërkurën nga Belgjika në Kosovë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ekstradimi është realizuar më 25 nëntor, në koordinim me institucionet e drejtësisë dhe njësitet përkatëse policore.
Pas ekstradimit, i dyshuari me inicialet B.B. iu dorëzua njësive përkatëse të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, për vazhdimin e procedurave ligjore.
Policia ka bërë të ditur se Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për gjurmimin dhe arrestimin e personave të kërkuar për vepra penale.















