Ish-deputetja e PS-së Marjana Koçeku i ka bërë thirrje deputetes Elisa Spiropali që të kalojë në veprime konkrete. Deputetja tashmë e pavarur theksoi se është koha për veprime të prera politike që përkthehen në votë.
“Koha dhe momenti ku po jetojmë, politik dhe social, polarizimi që po tregohet përmes protestës, aksioneve të SPAK-ut, kërkon qëndrime të prera që përkthehen në votë, në veprime politike. Çdo zë ndryshe, në opozitë me pushtetin dhe qeverisjen, është pozitiv dhe duhet të dëgjohet, por nuk mjafton vetëm deklarata. Koha do të tregojë se si do të përkthehet më vonë në veprime”, tha Koçeku në Neës24.
E pyetur për ngjashmëritë mes rrugëtimit të saj politik dhe përplasjes së Spiropalit me drejtimin e
PS-së, Koçeku theksoi se bëhet fjalë për dy histori të ndryshme politike. Sipas Koçekut, ka deputetë në PS që mendojnë largimin por duhet të veprojnë konkretisht.
“Rrugëtimet tona janë të ndryshme. Si u bëmë pjesë e politikës, kohëzgjatja, si kemi lëvizur, kur unë jam larguar nga grupi i PS-së. Por, mes gjithë përplasjeve në PS, mendoj që ajo që do të ndodhë pas deklaratave vlen të analizohet më shumë se ajo që ka ndodhur deri më tani. Ka deputetë që mendojnë largimin nga grupi parlamentar i PS-së dhe kanë pakënaqësi brenda vetes, por nëse kjo nuk përkthehet në një veprim të mirëfilltë politik, nuk ka vlerë. Shpresoj që të ketë shkëputje dhe kjo është gjëja më e mirë për të përkrahur protestën dhe për t’i hapur rrugë një procesi demokratik”, shtoi depu