Roma arriti të frenojë marshin e Paris Saint Germainit. Në Parkun e Princave sfida mes këtyre dy skuadrave u mbyll me barazimin 2-2, një rezultat ky që nuk i bën aspak punë skuadrës së Gasperinit.

Roma e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme teksa gjeti golin e avantazhit që në minutën e 5 me Hermoson që  konkretizoi një magji të Soule. Por Paris Saint Germaini me kalimin e minutave e rriti nivelin e lojës dhe në minutën e 31 barazoi rezultatin me Zabarniy që shënoi me një gjuajtje me kokë i pashqetësuar nga mbrojtja verdhekuqe. Në pjesën e parë edhe portierët e të dyja skuadrave patën momentet e tyre pasi si Svilar ashtu edhe Safonov bënë disa ndërhyrje të mira. Në pjesën e dytë, PSG përmbysi rezultatin teksa shënoi me Dembele për të çuar shifrat në 2-1. Gjithsesi Roma u kundërpërgjigj duke barazuar shifrat në 2-2 me Malen, edhe ky me penallti. Situata nuk ndryshoi deri në fund dhe ndeshja u mbyll 2-2 me PSG që  esheh veten në vendin e 2 me 13 pikë, ndërsa Roma është në zonën e eliminimit me 5 pikë

Me barazimin 2-2 u mbyll edhe ndeshja mes Sportingut të Lisbonës dhe Manchester United që tani ka Mauricio Pochettinon në pankinë. Skuadra portugeze e mbylli pjesën e parë me avantazhin 1-0 me Luis Suarez që shënoi me penallt, por në 45 minutat e dyta Djajtë e Kuq përmbysën gjithçka duke marrë avantazhiun 2-1 pas një dygolëshi të Bruno Fernandes. Gjithsesi luzitanët nuk e lanë me kaq dhe barazuan 2-2 sërish me Luis Suarez me skuadrat që dolën nga fusha e lojës me nga 1 pikë

Top Channel