Një grua 34-vjeçare në SHBA akuzohet se për më shumë se një dekadë mashtroi familjarët, miqtë dhe bashkëshortin, duke pretenduar se vuante nga kanceri dhe se i nënshtrohej trajtimeve të vazhdueshme mjekësore. Sipas prokurorisë, Alexandra “Lexi” Thomas dyshohet se përfitoi rreth 200 mijë dollarë nga donacione të mbledhura për trajtimin e sëmundjes, ndërsa paratë dyshohet se i përdori për veshje, udhëtime dhe argëtim. Thomas u arrestua më 19 nëntor dhe përballet me dy akuza për vjedhje.