Manchester Unitedi u largua me vetëm një pikë nga përballja në Lisbonë, ku barazoi 2-2 me Sportingun në një ndeshje të luftuar deri në fund.
Skuadra portugeze e nisi më mirë takimin dhe fitoi një penallti, por Luis Suarez nuk arriti ta shndërronte në gol. Në minutën e 33-të, Unitedi shkaktoi një tjetër 11-metërsh dhe këtë herë Suarez u tregua i saktë, duke i dhënë epërsinë Sportingut.
Të lidhura
None found
Bruno Fernandes barazoi rezultatin në minutën e 48-të, pasi Quaresma shkaktoi penallti. Vetëm dy minuta më pas, portugezi realizoi sërish me një goditje të bukur dhe përmbysi shifrat.
Suarez vendosi baraspeshën në minutën e 80-të, me një gol spektakolar në stilin gërshërë. Unitedi mendoi se kishte shënuar golin e fitores përmes autogolit të Kaique Pereiras, por VAR-i e anuloi për shkak të një faulli gjatë ndërtimit të aksionit.
“Djajtë e Kuq” e mbyllën ndeshjen me dhjetë lojtarë, pasi Youri Tielemans u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën 90+3’ dhe u përjashtua.
Pas pesë xhirove, Manchester Unitedi ka shtatë pikë, ndërsa Sportingu renditet i nënti me 10 pikë.



