Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Erjon Vishkulli reagon pas dëshmisë në Prokurorinë e Tiranës: Nuk kërkoj mëshirë nga askush, kërkoj vetëm drejtësi

timoni.al by timoni.al
November 25, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Erjon Vishkulli reagon pas dëshmisë në Prokurorinë e Tiranës: Nuk kërkoj mëshirë nga askush, kërkoj vetëm drejtësi
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që u plagos në sy gjatë një proteste në kryeqytet, ka reaguar në rrjetet sociale pas dëshmisë së dhënë sot në Prokurorinë e Tiranës. Pak ditë pas kthimit nga Italia, ku i janë kryer disa ndërhyrje kirurgjikale, Vishkulli është paraqitur përpara grupit hetimor dhe ka dorëzuar dokumentacionin mjekësor të lëshuar nga mjekët italianë.

Në deklarimin e tij para hetuesve, 28-vjeçari ka treguar se ku ndodhej në momentin e incidentit dhe ka përshkruar rrezikun që iu kanos pas goditjes. Ai ka thënë se “Më gjuajtën në kokë dhe dëmtimi ishte serioz kundër jetës”. Pas daljes nga Prokuroria, Vishkulli ka postuar në Facebook: “Sot dola nga Prokuroria e Hetimit me kokën lart dhe me dinjitet. Nuk kërkoj mëshirë nga askush, kërkoj vetëm DREJTËSI! Rroftë Shqipëria dhe populli shqiptar”, duke e shoqëruar postimin me një fotografi.

Prokuroria ka administruar kartelën mjekësore të Vishkullit, por ende nuk ka përcaktuar nëse dëmtimi është shkaktuar nga një plumb gome. Organi i akuzës po pret përgjigjen e letërporosisë dërguar autoriteteve italiane për të marrë informacion mbi materialin e nxjerrë nga syri i Vishkullit gjatë ndërhyrjes kirurgjikale.

Dëshmia e 28-vjeçarit konsiderohet e rëndësishme për hetimet mbi veprimet e policisë gjatë protestës. Autoritetet kanë nisur hetime për disa oficerë, të cilët po verifikohen për veprime arbitrare. Vishkulli ka paraqitur dokumentacionin mjekësor dhe ka dhënë shpjegime mbi rrethanat e plagosjes, ndërsa procedurat hetimore vazhdojnë deri në marrjen e përgjigjeve nga institucionet ndërkombëtare dhe përfundimin e ekspertizave mjeko-ligjore.

Previous Post

Nata e gjigantëve të rrëzuar në Champions: Bayern pëson goditjen e madhe, PSG dhe United mbeten me barazim

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al