Ardon Jashari pritet të jetë startues për Milanin në ndeshjen ndaj Olympiacosit.
Jashari pritet që ta zërë vendin e Luka Modriqit të lënduar.
Milani të enjten nga ora 18:45 luan në udhëtim te Olympiacosi në kuadër të xhiros së pestë të fazës së ligës në Ligën e Evropës.
Sipas raportimeve të gazetës italiane “La Gazzetta dello Sport”, Modriq do të mungojë në ndeshjen kundër Olympiacosit, si dhe në përballjen e ardhshme të kampionatit ndaj Cagliarit.
Ikona kroate ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë, ndërsa rikthimi i tij në fushë pritet të ndodhë më 6 dhjetor, në ndeshjen kundër Parmës.
Mungesa e Modriqit pritet t’i japë Jasharit mundësinë të luajë nga minuta e parë në të dyja ndeshjet.
Edhe
Ardon Jashari synon trofe me Milanin
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Milani vazhdon të ketë besim te potenciali i 24-vjeçarit dhe nuk kishte pranuar ta largonte atë gjatë afatit kalimtar të verës, pavarësisht interesimit të disa klubeve.
Jashari të dielën e shënoi golin e parë për “kuqezinjtë” në fitoren 5:1 ndaj Frosinones.
24-vjeçari pjesë e Milanit është nga vera e kaluar kur u transferua nga Club Brugge për 35 milionë euro.