Musk njofton dhënien e dy aksioneve SpaceX për çdo fëmijë në SHBA, vlera totale rreth 18 miliardë dollarë

Elon Musk, miliarderi amerikan, ka shpallur një iniciativë të rrallë: dhënien e dy aksioneve të SpaceX për çdo fëmijë që jeton në Shtetet e Bashkuara. Sipas Reuters, vlera e përgjithshme e këtij donacioni llogaritet rreth 18 miliardë dollarë.

Në një postim në platformën X, ai njoftoi se një aksion do të vijë nga kompania që drejton, ndërsa të dytin do ta dhurojë nga zotërimet e tij personale. Sipas tij, çdo fëmijë në Amerikë do të përfitojë dy aksione të SpaceX, një prej kompanisë dhe një prej tij personalisht.

Të lidhura

None found

Njoftimi erdhi pasi SpaceX bëri të ditur se do të lëshonte aksione të reja për fëmijët që kanë një llogari aktive në programin e njohur si “Trump Accounts”. Musk u zotua se do të shtojë edhe një aksion nga pasuria e tij për çdo përfitues.

Programi “Trump Accounts” u krijua për t’u dhënë amerikanëve nën 18 vjeç mundësinë që të hyjnë në botën e investimeve dhe të fillojnë të ndërtojnë pasuri që në moshë të re. Të dhënat e publikuara nga Shtëpia e Bardhë në tetor tregojnë se ishin hapur rreth 70 milionë llogari të tilla.

Bazuar në llogaritjet, aksionet e SpaceX u mbyllën të mërkurën me vlerën 127.44 dollarë. Kjo do të thotë se secili fëmijë do të merrte aksione me vlerë 254.88 dollarë, ndërsa shuma e përgjithshme e nismës arrin gati 18 miliardë dollarë.

Megjithatë, ende nuk janë zbardhur të gjitha hollësitë rreth mënyrës së shpërndarjes së aksioneve dhe nëse përfituesit do të përballen me kufizime për shitjen e tyre. SpaceX nuk i është përgjigjur ende pyetjeve se si do të administrohet donacioni personal i Musk.

Përveç anës filantropike, kjo lëvizje pritet të krijojë një bazë të gjerë aksionerësh të vegjël të SpaceX, të cilët mund t’i ruajnë aksionet për një kohë të gjatë.

Christopher Brankin, konsulent për tregjet ndërkombëtare pranë Mitrade Group, vlerësoi se nisma mund të sjellë një grup të madh investitorësh të rinj, duke u mundësuar atyre të njihen më herët me tregjet financiare dhe platformat e investimit.

Musk, pasuria e të cilit llogaritet rreth 824 miliardë dollarë, kishte paralajmëruar muajin e kaluar se synonte t’i dhuronte një aksion të SpaceX çdo fëmije në Amerikë. Ai e kishte përshkruar këtë si të parën nga një seri donacionesh të ngjashme.

Një pjesë e konsiderueshme e veprimtarisë së tij filantropike kryhet përmes Fondacionit Musk, i cili sipas raportimeve zotëron asete me vlerë mbi 14 miliardë dollarë.


Shtuar më 26.11.2026 07:49

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabetgrandpashabet girişTürk İfşavayycasino girişjojobetmatbetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerivaycasinoSahabetjojobetjojobetForum zamparalargüvenilir bahis sitelerigrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisSon Dakikablack jack insurancejojobet güncel girişjojobet giriş