“Na duhej një ndeshje me cilësi dhe personalitet dhe e zhvilluam në pjesën më të madhe të saj, pa pësuar gol”. Pas polemikave të ndeshjes Atalanta-Inter, Cristian Chivu merr frymë i lehtësuar, falë fitores 2-0 ndaj Stuttgart në “San Siro”, ndërsa Interit i duhet vetëm edhe një pikë për të hyrë në tetëshen e parë të Champions League.
“Pranuam të mbroheshim më poshtë, duke treguar energji dhe presion, gjë që e bëmë mirë. Mund të kishim kaluar në avantazh që në pjesën e parë, por në fund u shpërblyem, – tha trajneri për “Sky Sport”. – Duhet të zbresim gjithmonë në fushë me qëndrimin dhe mentalitetin e duhur.
Në Bergamo zhvilluam një ndeshje të mirë për 75 minuta. Dhjetë minutat e fundit nuk duhet të fshijnë gjithçka të mirë që bëmë më parë. Kemi vetëm një detyrim: të japim versionin tonë më të mirë. Luajtëm me intensitet, vendosmëri dhe kompaktësi. Jemi të kënaqur, ndoshta nuk ishte paraqitja jonë më e mirë, por duhet të kuptojmë momentet që po kalojmë”.
Mbi gjendjen e Bastonit shtoi: “Nuk besoj se ka dëmtim. Do t’iu nënshtrohet ekzaminimeve, por duket vetëm një ngurtësim muskulor, problem që e kishte prej disa ditësh”.







