Një person i gjinisë mashkullore ka humbur jetën gjatë rrugës për në Spitalin e Gjakovës, pasi paraprakisht ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Rahovec.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 25 nëntor 2026, rreth orës 02:55.


Pas trajtimit fillestar në QKMF, me rekomandim të mjekëve, viktima ishte nisur drejt Spitalit të Gjakovës për trajtim të mëtejshëm, por kishte ndërruar jetë gjatë rrugës.

Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në spital.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. /Telegrafi/