• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Veliaj dhe Spiropali sfidojnë Ramën, por jo dominimin e tij në PS

by Sport Sport
November 26, 2026
in Aktualitet, Kryesore, Politike
Veliaj dhe Spiropali sfidojnë Ramën, por jo dominimin e tij në PS

TAKIM I STRUKTURAVE TE PS - Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja per evropen dhe punet e jashtme, Elisa Spiropali duke dale nga nje takim i strukturave te PS ne ambientet e Tirana International Hotel. Gjate takimit eshte folur mbi zgjedhjet per bashkine e Tiranes dhe jane ndare detyrat dhe zonat./r/n/r/nMEETING OF SP STRUCTURES - Prime Minister Edi Rama and Minister for Europe and Foreign Affairs, Elisa Spiropali leaving a meeting of SP structures at the Tirana International Hotel. During the meeting, the elections for the municipality of Tirana were discussed and tasks and zones were divided.

0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Përplasjet e Erion Veliajt dhe Elisa Spiropalit me kryeministrin Edi Rama mund të shtojnë pakënaqësinë në elektoratin socialist, por analistët nuk shohin shenja të një lëvizjeje të organizuar që mund të kërcënojë kontrollin e tij mbi Partinë Socialiste.

Pas muajsh protestash që kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama po i afrohet zgjedhjeve lokale të 9 majit 2027 edhe me një konflikt të brendshëm me dy ish-bashkëpunëtorë të rëndësishëm. Në mbledhjen e fundit të Asamblesë së PS-së, ai vendosi shkarkimin e Veliajt nga drejtimi politik i Tiranës dhe kërkoi përjashtimin e Spiropalit nga forumet drejtuese të partisë. Më pas, përjashtimi i saj nga grupi parlamentar u formalizua me një votim të kontestuar.

Veliaj, nga burgu, dhe Spiropali, nga kryesia e Kuvendit, kanë kritikuar stilin autoritar të Ramës në drejtimin e partisë, si dhe rrethin e ministrave e drejtorëve të tij, të cilët i akuzojnë për privilegje të pamerituara. Megjithatë, sipas vlerësimeve të gazetarëve, qëndrimet e tyre të izoluara nuk duket se mund të sfidojnë dominimin e kryeministrit në PS.

Gazetarja e politikës Luljeta Progni vlerëson se, pavarësisht ndikimit që deklaratat e Veliajt dhe Spiropalit mund të kenë te mbështetësit e tyre, mënyra e funksionimit të PS-së lë pak hapësirë për ndryshim.

“Ka një mënyrë funksionimi në PS, sipas së cilës shumica absolute e strukturave por edhe e elektoratit, shkon pas atij që mban karrigen e kryetarit,” tha Progni për BIRN.

Sipas saj, më shumë se kundërshtimi i dy figurave që kanë humbur pushtetin brenda partisë, Ramën mund ta dëmtojë në zgjedhjet e ardhshme “reagimi qytetar i shprehur prej gjashtë muajsh në protestë”.

Edhe Anila Basha, botuese e medias Newsbomb, mendon se përplasjet e brendshme dhe protestat mund të ushqejnë pakënaqësi në elektoratin socialist, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht humbje votash për PS-në.

“Pa dyshim, fryma e protestave, e ndërthurur me përplasjet e brendshme politike, mund të ushqejë pakënaqësi në elektoratin socialist. Edhe disa prej sondazheve të fundit duket se sinjalizojnë një rënie të mbështetjes për PS-në,” tha Basha.

Ajo theksoi, megjithatë, se ka dallim mes pakënaqësisë së momentit dhe përkthimit të saj në sjellje konkrete elektorale. Sipas Bashës, PS-ja ka një infrastrukturë të qëndrueshme dhe disiplinë të fortë organizative, ndërsa përkatësia partiake dhe mbështetja zyrtare për kandidatët shpesh peshojnë më shumë se kapitali politik individual.

Për këtë arsye, Basha nuk e konsideron automatikisht përplasjen e sotme si paralajmërim për një rezultat negativ të PS-së në vitin 2027. Ndikimi elektoral, sipas gazetarëve, do të varet edhe nga fakti nëse kundërshtimi ndaj Ramës do të mbetet në deklarata apo do të shoqërohet me lëvizje konkrete brenda strukturave dhe elektoratit socialist.

Basha është skeptike se qëndrimet kritike të Veliajt dhe Spiropalit mund të shndërrohen në një lëvizje të konsoliduar. Ajo e lidh këtë me kulturën organizative të socialistëve, ku, sipas saj, historikisht ka mbizotëruar prirja “për t’u rreshtuar përkrah lidershipit të partisë, më shumë sesa për ta sfiduar atë”.

Duke iu referuar përplasjeve të së majtës gjatë tri dekadave të fundit, Basha vëren se ato, pavarësisht intensitetit dhe pasojave politike, nuk kanë krijuar një alternativë të qëndrueshme opozitare brenda PS-së.

Progni vlerëson se një lëvizje e mundshme e Veliajt dhe Spiropalit mund të krijojë një grupim politik, por do ta kishte të vështirë të ndikonte në të ardhmen e partisë. Ajo thekson se ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, që sollën sistemin e listave të mbyllura për kandidatët për deputetë, e kanë kufizuar hapësirën për mendim ndryshe dhe kanë bërë që përpjekjet për të sfiduar Ramën nga brenda PS-së të dështojnë.

Paralelizmi me ndarjen e vitit 2004

Ndarja më e madhe e PS-së me pasoja elektorale gjatë tranzicionit ndodhi në vitin 2004. Pas përplasjeve me kryetarin dhe kryeministrin e atëhershëm, Fatos Nano, Ilir Meta u shkëput nga partia bashkë me një grup deputetësh dhe krijoi një forcë të re politike. Në zgjedhjet parlamentare të vitit pasues, PS-ja kaloi në opozitë, ndërsa LSI-ja e Metës siguroi përfaqësim në Kuvend.

Gazetarët e vlerësojnë situatën e sotme si të ndryshme nga ajo e vitit 2004. Konflikti i atëhershëm ishte pjesë e një përplasjeje të vazhdueshme mes grupeve rivale në PS, ku kishte më shumë hapësirë për debat dhe kundërshti ndaj kryetarit.

Progni thekson se Veliaj dhe Spiropali, ndryshe nga kundërshtarët e Nanos, kanë qenë për afro dy dekada mbështetës të Ramës dhe pjesë e përpjekjeve të tij për të kufizuar mendimin ndryshe brenda partisë. Për këtë arsye, ajo vlerëson se përplasja e sotme nuk ka të njëjtat rrënjë politike dhe organizative me atë që çoi në krijimin e LSI-së.

Basha pranon se ka disa ngjashmëri sipërfaqësore në nivelin e pakënaqësive dhe përplasjeve të brendshme, por thekson se ato nuk mjaftojnë për të parashikuar përçarje strukturore apo humbje elektorale për PS-në.

“Nëse zhvillime të tilla do të ndodhnin një muaj përpara zgjedhjeve, do të isha më e prirur të konsideroja mundësinë e një ndikimi të drejtpërdrejtë në rezultatin elektoral”, tha ajo, duke shtuar se socialistët kanë ende kohë për të menaxhuar tensionet dhe për ta zhvendosur vëmendjen e elektoratit te objektivat e qeverisjes.

Basha përfundon se nuk ka elementë që pakënaqësia individuale e Veliajt apo Spiropalit të shndërrohet në një alternativë politike të organizuar, me mbështetje reale përtej emrave që e artikulojnë atë. /BIRN

Previous Post

Parashikimi i motit për sot: Reshje intensive dhe rrezik për përmbytje në disa qarqe

Sport Sport

Sport Sport

TË FUNDIT

Veliaj dhe Spiropali sfidojnë Ramën, por jo dominimin e tij në PS

Veliaj dhe Spiropali sfidojnë Ramën, por jo dominimin e tij në PS

November 26, 2026
Parashikimi i motit për sot: Reshje intensive dhe rrezik për përmbytje në disa qarqe

Parashikimi i motit për sot: Reshje intensive dhe rrezik për përmbytje në disa qarqe

November 26, 2026
Dashuria, paraja dhe puna: Horoskopi për ditën e sotme, 23 nëntor 2026

Horoskopi, 26 nëntor/ Kush do të ketë fat në para dhe dashuri?

November 26, 2026
Lala: Rama do të rrëzohet nga hakmarrja e një gruaje

Lala: Rama do të rrëzohet nga hakmarrja e një gruaje

November 25, 2026
“Një organizatë kriminale ka pasuri sa buxheti i shtetit”, Hoxha: Jemi në stadin e kartelit të Medelinit

“Një organizatë kriminale ka pasuri sa buxheti i shtetit”, Hoxha: Jemi në stadin e kartelit të Medelinit

November 25, 2026
A i ka Rama të gjithë nën kontroll brenda PS-së? Koçeku: Ka deputetë që mendojnë largimin, por duhen veprime konkrete

A i ka Rama të gjithë nën kontroll brenda PS-së? Koçeku: Ka deputetë që mendojnë largimin, por duhen veprime konkrete

November 25, 2026
Alimehmeti për Spiropalin: Ka qenë aktore kryesore në vrasjen e demokracisë brenda PS-së

Alimehmeti për Spiropalin: Ka qenë aktore kryesore në vrasjen e demokracisë brenda PS-së

November 25, 2026
Kosovë/ Aktivistët kërkojnë që vrasja e grave për shkak të gjinisë të trajtohet si urgjencë kombëtare

Kosovë/ Aktivistët kërkojnë që vrasja e grave për shkak të gjinisë të trajtohet si urgjencë kombëtare

November 25, 2026
Ish-gruaja denoncon tmerrin nga daja i Zegjine Çaushit: E denoncova, por Policia më tha fale

Ish-gruaja denoncon tmerrin nga daja i Zegjine Çaushit: E denoncova, por Policia më tha fale

November 25, 2026
179 ditë në rrugë kundër qeverisë, qytetarët bëjnë thirrje për mobilizim mbarëkombëtar më 28 nëntor

179 ditë në rrugë kundër qeverisë, qytetarët bëjnë thirrje për mobilizim mbarëkombëtar më 28 nëntor

November 25, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Një profil i provuar në luftën kundër kontrabandës: Fation Shehu në krye të Doganave

    Një profil i provuar në luftën kundër kontrabandës: Fation Shehu në krye të Doganave

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet lokale të 9 majit, kandidatët e mundshëm të PS-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL