Një rast i dyshimit për ndotje, degradim ose shkatërrim të mjedisit është iniciuar në fshatin Vojmisliq të Zubin Potokut.

Sipas raportit të Policisë, më 25 nëntor 2026, në konsultim me prokurorin, është iniciuar rasti pasi në këtë lokacion janë hasur punëtorë të një operatori ekonomik në pronësi të një personi të dyshuar mashkull kosovar, duke kryer veprimtari të paligjshme minerare.


Fillimisht, në vendin e ngjarjes kishin dalë inspektorët komunalë, të cilët më pas kanë kërkuar asistencën e Policisë.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente. /Telegrafi/