Për shkak të motit të keq, të shoqëruar kryesisht me erëra të forta dhe det me forcë 6-7 ballë, me dallgë deri në 2.5 metra, Kapiteneria e Portit të Vlorës ka vendosur pezullimin e lundrimit të trageteve drejt Brindisit.
Ndërkohë, pezullimi vijon të jetë në fuqi edhe për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit.
Masa do të mbetet në fuqi deri në mbrëmjen e datës 26 nëntor.

