Sipas të dhënave paraprake, një autoveturë që po udhëtonte në drejtim të Thumanës është përplasur me një automjet të tonazhit të rëndë.
Si pasojë e goditjes, ka mbetur i plagosur drejtuesi i autoveturës, i cili është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e plotë të këtij aksidenti.












