Reshjet e dëborës kanë përfshirë gjatë orëve të natës aksin rrugor Bogë–Qafë Thorë–Theth, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e ekipeve të mirëmbajtjes për garantimin e qarkullimit.
Mjetet dhe punonjësit e mirëmbajtjes kanë punuar në terren për pastrimin e dëborës dhe kriposjen e rrugës, me qëllim sigurimin e kalueshmërisë dhe shmangien e problematikave për drejtuesit e automjeteve.
Ndërkohë, në koordinim me strukturat përgjegjëse, situata po monitorohet në vijimësi dhe ekipet janë në gatishmëri për ndërhyrje të tjera, në varësi të kushteve atmosferike.
Sipas informacioneve të fundit, që prej orëve të mëngjesit në këtë zonë raportohen vetëm reshje shiu.
