Sunderlandi ka siguruar të ardhmen e Granit Xhakës me një lëvizje që ishte mbajtur e fshehtë deri më tani.
Klubi anglez aktivizoi vitin e kaluar një klauzolë për zgjatjen e kontratës së mesfushorit zviceran, duke e lidhur atë me “Macet e Zeza” deri në verën e vitit 2029.
Ky detaj doli në pah gjatë interesimit të Chelseat për Xhakën në merkaton e verës. “Blutë” e Londrës synonin ta transferonin mesfushorin dhe thuhet se ai ishte i hapur për këtë mundësi, madje kishte arritur një marrëveshje në parim për kushtet personale.
Chelsea shpresonte ta ribashkonte Xhakën me Xabi Alonson, ish-trajnerin e tij te Bayer Leverkusen, por Sunderland refuzoi disa oferta që raportohet se arrinin rreth 8 milionë funte.
Sipas Sunderland Echo, klubi kishte aktivizuar opsionin e zgjatjes së kontratës përpara se të niste saga e transferimit, duke forcuar ndjeshëm pozicionin e tij në negociata dhe duke bërë të mundur mbajtjen e mesfushorit.
Xhaka, 34 vjeç, ka kaluar së fundmi një periudhë të vështirë për shkak të një dëmtimi në pulpë, të pësuar në ndeshjen ndaj Chelseat, që e la jashtë sfidës me Aston Villan dhe ndeshjeve të Zvicrës në nëntor.
Ai ishte një nga lojtarët kryesorë të Sunderlandit sezonin e kaluar, me 34 paraqitje në Premier League, një gol dhe gjashtë asistime, ndërsa skuadra përfundoi në vendin e shtatë.
© SYRI.net
Befasi të mëdha në mbrëmjen europiane, Bayerni mposhtet, Liverpooli fiton bindshëm, Muriqi vendimtar!
VIDEO/ Vedat Muriqi nuk fal në Champions League, ‘Pirati’ ndëshkon Shakhtarin dhe kalon Fenerbahçen në avantazh
Champions League/ Spektakël në pjesët e para, Liverpooli dhe Bayerni në avantazh, PSG-Roma në barazimBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: