Polemika pas PSG-Roma, kore raciste dhe përshëndetje naziste nga tifozët italianë!

UEFA Champions League | 1 minutë më parë

Menjëherë polemika pas ndeshjes së Champions League, PSG-Roma, që përfundoi 2-2. Disa tifozë të abonuar në tribunën Boulogne të skuadrës franceze, sipas “Rmc Sport”, kanë pretenduar se ishin shënjestër e koreve raciste që vinin sektori mik, ku ishin vendosur tifozët e Romës. Disa të tjerë kanë pohuar se kanë parë përshëndetje naziste po nga tifozët miq.

“PSG ka bërë me dije se i ka marrë shumë seriozisht këto fakte, – shkruan portali i njohur. – Po bëhen verifikime për të qartësuar plotësisht se çfarë ka ndodhur. Sipas burimeve tona, klubi francez ka informuar delegatin e UEFA-s në lidhje me ngjarjen.

Nëse këto denoncime rezultojnë të vërteta, klubi parisien do të kërkojë ndëshkim ekzemplar ndaj personave përgjëgjës, siç ka ndodhur në shtator të 2022-shit gjatë ndeshjes PSG-Juventus, kur u verifikuan episode racizmi dhe përshëndetje naziste në sektorin mik të stadiumit.

Dy tifozë italianë u arrestuan dhe më pas u dënuan nga gjykata franceze me gjoba dhe ndalim të hyrjes në stadium. Po ashtu, një tifoz i Barcelonës iu nënshtrua një procedimi gjyqësor për shkak të një përshëndetjeje naziste në stadiumin e PSG-së, në prill të 2024-ës”.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme