Aktualitet

Moti i keq, dëbora mbulon aksin Bogë-Qafë Thorë-Theth!

Gjatë orëve të natës, reshjet e dëborës përfshinë aksin Bogë-Qafë Thorë-Theth, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e ekipeve të mirëmbajtjes për pastrimin e rrugës dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit.

Sipas njoftimit, ekipet dhe mjetet e mirëmbajtjes vijuan punën në terren për largimin e dëborës dhe kriposjen e rrugës, me qëllim mbajtjen e aksit të kalueshëm.

Në koordinim me strukturat përgjegjëse, situata vijon të monitorohet, ndërsa është ruajtur gatishmëria për ndërhyrje të tjera në rast nevoje.

Prej orëve të mëngjesit, në këtë zonë raportohen reshje shiu.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.