Vendi
Zjarr gjatë natës në Karbunarë të Vogël, shkrumbohet totalisht lokali
Një bar-kafe është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në Karbunarë të Vogël, duke u shkrumbuar plotësisht.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë gjatë natës dhe është përhapur me shpejtësi, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në ambientet e lokalit.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.
Dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Ndërkohë, pritet që hetimet dhe verifikimet e mëtejshme të zbardhin rrethanat e plota të ngjarjes dhe të përcaktojnë vlerën e dëmeve të shkaktuara.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




