Hansi Flick, trajneri i Barcelonës, ka shënuar një arritje historike në Ligën e Kampionëve, duke u bërë tekniku që i ka çuar skuadrat e tij në 150 gola më shpejt se kushdo tjetër në këtë kompeticion.
Nën drejtimin e trajnerit gjerman, ekipet e tij kanë shënuar 150 gola në vetëm 49 ndeshje të Champions League, një ritëm që nuk ishte parë kurrë më parë nga asnjë trajner në historinë e garës.
Të lidhura
None found
Me këtë arritje, Flick ka kaluar Pep Guardiolën, i cili e mbante rekordin e mëparshëm. Skuadrave të drejtuara nga trajneri spanjoll u duheshin 65 ndeshje për të arritur të njëjtin numër golash.
Kështu, Flick e ka përmirësuar rekordin e Guardiolës me plot 16 ndeshje më pak.
Rekordi u vulos pas fitores së thellë 4-1 të Barcelonës në transfertë ndaj Sabahut, në një ndeshje ku katalanasit vazhduan ecurinë e tyre në garën më prestigjioze evropiane për klube.






