Bota

Toka me rekord të ri shqetësues klimatik/Çfarë thonë ekspertët!

Për herë të parë në historinë e matjeve, temperatura mesatare globale në Tokë ka qëndruar për gjashtë ditë radhazi më shumë se 2°C mbi nivelin e periudhës paraindustriale, duke ngritur shqetësime të reja për përshpejtimin e ndryshimeve klimatike.

Sipas të dhënave, temperatura mesatare globale arriti në 2,24°C mbi nivelin paraindustrial, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 2,05°C, të regjistruar më 2023-shin.

Këtë rritje të pazakontë, ekspertët e lidhin me kombinimin e ngrohjes globale të shkaktuar nga aktiviteti njerëzor dhe fenomeni klimatik El Niño, që kontribuon në rritjen e temperaturave në shkallë globale.

Ekspertët sqarojnë se 6 ditë me temperatura mbi 2°C, nuk nënkuptojnë se bota e ka kaluar zyrtarisht pragun e Marrëveshjes së Parisit, pasi ky objektiv matet mbi bazën e mesatareve afatgjata e jo të temperaturave ditore.

Pasojat e ngrohjes globale përfshijnë shtimin e valëve ekstreme të të nxehtit, thatësirave, zjarreve në pyje, presionit mbi burimet ujore dhe rrezikimin e prodhimit bujqësor.

Ekspertët theksojnë se edhe pse fenomeni El Niño është i përkohshëm, ngrohja e shkaktuar nga gazrat serrë vazhdon të grumbullohet në atmosferë e oqeane.

Rekordi i ri përbën tjetër sinjal alarmi për komunitetin shkencor dhe nevojën e reduktimit të emetimeve globale, para se të tilla episode ekstreme të bëhen gjithnjë e më të shpeshtë.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.