Një episod i pazakontë ka ndodhur në ndeshjen e AFC Champions League Two mes skuadrës nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al Jazira, dhe ekipit iranian Gol Gohar, ku arbitri kryesor, siriani Hanna Hattab, është zëvendësuar gjatë pushimit të pjesës së parë.
Sipas raportimeve, gjyqtari ka shfaqur shenja të dukshme konfuzioni gjatë takimit, duke vënë në pikëpyetje vazhdimin normal të ndeshjes. Episodi më i çuditshëm u regjistrua rreth minutës së 32-të, pas një faulli në mesfushë ndaj Ali Asghar Ashourit.
Në vend që të ndëshkonte lojtarin përgjegjës për ndërhyrjen, Hattab nxori kartonin e verdhë për portierin e Al Jazirës, Ersin Destanoglu, i cili nuk kishte asnjë lidhje me aksionin.
Pas disa minutash ndërprerje dhe konsultimeve me asistentët, vendimi u anulua. Megjithatë, situata u përshkallëzua gjatë pushimit të ndeshjes, kur drejtuesit e Gol Goharit kërcënuan se nuk do të riktheheshin në fushë.
Klubi iranian ngriti shqetësime serioze për gjendjen e arbitrit, duke pretenduar se ai “nuk ishte në gjendje normale”. Madje, përfaqësuesit e skuadrës pretenduan se e kishin parë gjyqtarin duke konsumuar pije alkoolike përpara fillimit të takimit.
Pas kësaj situate, u vendos që Hanna Hattab të mos vazhdonte drejtimin e ndeshjes. Vendin e tij e mori arbitri i katërt, Ammar Abu Alou.
Deri më tani, Konfederata Aziatike e Futbollit nuk ka publikuar një reagim zyrtar lidhur me incidentin dhe as nuk ka bërë të ditura masat e mundshme disiplinore.
Hakem maça sarhoş çıktı, Türk futbolcuya kart gösterdi.
Asya Şampiyonlar Ligi II'nin bir maçında hakemin sarhoş maça çıkması nedeniyle 2. yarıda hakem değiştiridli.
Suriye'li hakem Hanna Hattab çok kötü durumdaydı ve sarhoş olduğu anlaşıldı. Sahada şaşkın şaşkın dolaşırken orta… pic.twitter.com/fAdtOPl4YS
— RUSEN || Press (@RusenPress) November 25, 2026
