Muriqi: Ishte jetike, ja kujt ia dedikoj çmimin “Lojtari i Ndeshjes

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, doli të ishte protagonist absolut për Fenerbahçen, teksa shënoi golin e vetëm në triumfin minimal 1-0 kundër Shakhtar Donetsk, në sfidën e vlefshme për xhiron e pestë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Në prononcimin e dhënë pas përfundimit të takimit, bomberi kosovar nuk e fshehu gëzimin për këtë sukses, të cilin e vlerësoi si thelbësor për të mbajtur gjallë shpresat e ekipit për të ecur përpara në këtë kompeticion.

Të lidhura

None found

“Ndihem tejet i lumtur. Së bashku arritëm një fitore që vlen shumë. Kjo përballje ishte jetike për ne, në mënyrë që të siguronim kalimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve. Siguruam tri pikë që peshojnë shumë. I përgëzoj të gjithë për sakrificën, shpirtin e garës dhe përkrahjen e treguar. Sot patëm një mbështetje fantastike nga tifozët, u krijua ndjesia sikur po luanim në Kadıköy. I falënderoj përzemërsisht të gjithë”, u shpreh Muriqi pas ndeshjes.

Për paraqitjen e tij, sulmuesi u nderua me çmimin “Lojtari i Ndeshjes”, të cilin vendosi t’ia kushtojë bashkëshortes së tij. Me një ton plot humor, ai zbuloi se partnerja e tij e kishte kërkuar një trofe të tillë që nga momenti kur skuadra siguroi biletën për në fazën e grupeve.

“Jam shumë i kënaqur me këtë vlerësim. Këtë çmim ‘Lojtari i Ndeshjes’ po e pranoj në emër të gjithë grupit. Gjithashtu, këtë vlerësim po ia dedikoj edhe bashkëshortes sime. Ajo nuk e ndjek shumë futbollin, por që prej kualifikimit tonë në Ligën e Kampionëve, vazhdimisht pyeste ‘përse jepet ky çmim?’ dhe ‘unë dua një të tillë’. E dashura ime, ky është për ty! Po e çoj në shtëpi.”

Në vijim, Muriqi ndau edhe disa fjalë për momentin që po kalon skuadra, duke përmendur fjalimin motivues të trajnerit Emre Belözoğlu pas barazimit me Kocaelisporin. Ai theksoi se ekipi do të vijojë të punojë fort për të ngritur nivelin e lojës.


Shtuar më 26.11.2026 10:14

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabet girişgrandpashabet girişTürk İfşajojobet girişjojobetmatbetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetSahabetjojobetjojobetForum zamparalargüvenilir bahis sitelerigrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisSon Dakikablack jack insurancejojobet güncel girişjojobet giriş