Sport

PSG-Roma, kore raciste e përshëndetje naziste nga tifozët italianë/Plas polemika!

Polemika pas ndeshjes së Champions League-s, PSG-Roma, që përfundoi 2-2. Disa tifozë të abonuar në tribunën Boulogne të skuadrës franceze, sipas “Rmc Sport”, pretenduan se ishin shënjestër e koreve raciste nga sektori mik, ku ishin vendosur tifozët e Romës. Disa të tjerë thanë se panë përshëndetje naziste, po nga tifozët miq.

PSG ka bërë me dije se i ka marrë shumë seriozisht këto fakte, shkruan portali i njohur. Po bëhen verifikime për të qartësuar plotësisht se çfarë ka ndodhur. Sipas burimeve tona, klubi francez ka informuar delegatin e UEFA-s në lidhje me ngjarjen.

Nëse këto denoncime rezultojnë të vërteta, klubi parisien do të kërkojë ndëshkim ekzemplar ndaj personave përgjëgjës, siç ka ndodhur në shtator të 2022-shit gjatë ndeshjes PSG-Juventus, kur u verifikuan episode racizmi dhe përshëndetje naziste në sektorin mik të stadiumit.

Dy tifozë italianë u arrestuan e më pas u dënuan nga gjykata franceze me gjoba dhe ndalim të hyrjes në stadium. Po ashtu, një tifoz i Barcelonës iu nënshtrua një procedimi gjyqësor për shkak të një përshëndetjeje naziste në stadiumin e PSG-së, në prill 2024.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.