Nis seanca plenare në Kuvend, Peleshi lexon rendin e ditës

26 Nëntor 2026 | 10:31

Ka nisur seanca e radhës plenare e Kuvendit të Shqipërisë. Punimet e parlamentit u çelën me fjalën hyrëse të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

Kryeparlamentari Peleshi lexoi rendin e ditës. Pas Peleshit fjalën e mori deputeti demokrat, Tomor Alizoti.

Në rendin e ditës janë përcaktuar 11 pika. Gjatë kësaj seance në fokus do të jetë miratimi i projektbuxhetit të vitit 2027 dhe paketës fiskale që e shoqëron atë.

Në rendin e ditës janë përfshirë gjithashtu dy akte normative që lidhen me tubimet dhe shpërblimin e dëmeve të shkaktuara gjatë protestave.

Pas diskutimeve të zhvilluara në Kuvend për projektbuxhetin e vitit 2027, deputetët pritet gjithashtu të votojnë për ndryshimet në ligjet për tatimin mbi të ardhurat, tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH), procedurat tatimore, taksat kombëtare dhe akcizat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

GJKKO jep sot vendimin! Momenti kur mbërrin në SPAK kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli, ka mbërritur paraditen e kësaj të enjteje në ambientet e Gjykatës së Posaçme, ku pritet të jepet vendimi...
10:10 | 26/11/2026

“Nuk kisha ku të shkoja, duroja për fëmijët”, historia e gruas që përjetoi dhunën në familje

Për vite me radhë, jeta e saj u shndërrua në një përballje të vazhdueshme me dhunën, alkoolin dhe pasigurinë. E fejuar për gati dy vjet...
09:38 | 26/11/2026

Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, policia zbardh detajet

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar gjatë natës në qytetin e Lezhës. Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen teksa bën...
09:30 | 26/11/2026