Kultura, traditat dhe trashëgimia shqiptare janë prezantuar në Festivalin e 5-të të Kulturave, i cili u mbajt më 21 nëntor në Neumarkt të Gjermanisë.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të Konsullatës së Përgjithshme të Shqipërisë në Mynih, shkolla shqipe e Neumarktit, si dhe shoqata shqiptare “ILLYRIAN” nga Bamberg.


Përmes paraqitjeve kulturore dhe artistike, komuniteti shqiptar prezantoi traditat kombëtare, duke sjellë para publikut gjerman elemente të identitetit dhe trashëgimisë shqiptare, transmeton Telegrafi.

Pjesëmarrja e shqiptarëve në këtë festival shërbeu si mundësi për promovimin e kulturës kombëtare dhe ruajtjen e lidhjeve me traditat edhe larg vendlindjes.

Aktivitete të tilla kontribuojnë në njohjen e kulturave të ndryshme dhe në forcimin e bashkëjetesës ndërmjet komuniteteve në Gjermani./Telegrafi/