• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

GJKKO merr vendimin, ja me sa dënohet nëna e Monika Kryemadhit. Refuzohet kërkesa për konfiskimin e pasurisë

by Sport Sport
November 26, 2026
in Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Politike
GJKKO merr vendimin, ja me sa dënohet nëna e Monika Kryemadhit. Refuzohet kërkesa për konfiskimin e pasurisë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për tre të pandehurit në fraksionin e dosjes Meta-Kryemadhi, Fatime Kryemadhin, Piro Xhixhon dhe Ema Çokun.

Fatime Kryemadhi është dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi është reduktuar në 5 vite. Megjithatë, për shkak të moshës, gjykata ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe kalimin e saj në shërbim prove për një periudhë 2-vjeçare.

Ndërkohë, Piro Xhixho është shpallur i pafajshëm, ndërsa Ema Çoku është dënuar për veprën penale të veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit, ishte marrë e pandehur për veprën penale të pastrimit të parave, të kryer në bashkëpunim. Sipas hetimeve të SPAK, ajo dyshohej se kishte përdorur shuma të konsiderueshme parash cash për shlyerjen e kredive të marra për blerjen e pasurive të paluajtshme.

Prokuroria pretendonte se ajo nuk justifikonte burimin e ligjshëm të 98 mijë eurove, 246 mijë dollarëve dhe 100 mijë eurove të tjera, të deklaruara si pagesa nga kompania AGI Kons, si dhe të shumave të tjera të konsideruara me burim të pajustifikuar. SPAK kishte kërkuar gjithashtu konfiskimin e vilës së saj në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë.

Megjithatë, GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për konfiskimin e pasurisë.

Për ish-kreun e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Piro Xhixho, GJKKO ka vendosur pafajësinë.

Ai ishte akuzuar nga SPAK për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë.

Sipas pretendimeve të Prokurorisë, Xhixho kishte favorizuar një skemë korruptive që lidhej me përfitime të pretenduara nga Monika Kryemadhi, përmes ndërhyrjeve në funksionin e tij si drejtues i AKEP-it.

SPAK kishte kërkuar dënimin e tij me 4 vite e 6 muaj burgim, ndërsa me gjykim të shkurtuar dënimi do të zbriste në 3 vite.

Për shkak të moshës dhe rrethanave të tjera, prokuroria kishte kërkuar që dënimi të konvertohej në shërbim prove. Gjykata, megjithatë, ka vendosur ta shpallë të pafajshëm.

Ndërkohë, Ema Çoku është dënuar për veprën penale të veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Dënimi i caktuar është 2 vite burgim, i cili me uljen e parashikuar nga gjykimi i shkurtuar zbret në 1 vit e 4 muaj. Në përfundim, ekzekutimi i dënimit është pezulluar dhe ajo është vendosur në shërbim prove për 2 vite e 8 muaj.

Çoku ishte marrë fillimisht e pandehur nga SPAK për pastrim parash. Në kuadër të hetimeve, Prokuroria kishte pretenduar se ajo kishte ndihmuar në justifikimin e burimeve financiare të Fatime Kryemadhit përmes deklaratave noteriale, ku deklarohej se i kishte dhënë kësaj të fundit 240 mijë euro hua.

SPAK kishte evidentuar gjithashtu transaksione financiare mes tyre dhe pagesa të kryera nga kompania e Çokut për shpenzime hotelerie të shtetasve të huaj që kishin ardhur në Shqipëri për të mbështetur LSI-në, si dhe për aktivitete të Lëvizjes Rinore për Integrim (LRI). Sipas Prokurorisë, këto veprime nuk përputheshin me mundësitë e saj financiare.

Dosja ndaj Fatime Kryemadhit, Piro Xhixhos dhe Ema Çokut është gjykuar e veçuar nga procesi kryesor ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, pasi të tre të pandehurit kishin përfituar gjykimin e shkurtuar.

Ndërkohë, procesi ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, vijon veçmas në Gjykatën e Posaçme.

Previous Post

Moti i keq, pezullohen lundrimet me traget nga Vlora drejt Italisë

Sport Sport

Sport Sport

TË FUNDIT

GJKKO merr vendimin, ja me sa dënohet nëna e Monika Kryemadhit. Refuzohet kërkesa për konfiskimin e pasurisë

GJKKO merr vendimin, ja me sa dënohet nëna e Monika Kryemadhit. Refuzohet kërkesa për konfiskimin e pasurisë

November 26, 2026
Moti i keq, pezullohen lundrimet me traget nga Vlora drejt Italisë

Moti i keq, pezullohen lundrimet me traget nga Vlora drejt Italisë

November 26, 2026
EMRI/ Me armë dhe fishekë në makinë, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

EMRI/ Me armë dhe fishekë në makinë, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

November 26, 2026
Shpërthim me tritol në verandën e një banese në Lezhë

Shpërthim me tritol në verandën e një banese në Lezhë

November 26, 2026
Gjysma e apartamenteve me qira në Tiranë kushtojnë mbi 660 euro në muaj

Gjysma e apartamenteve me qira në Tiranë kushtojnë mbi 660 euro në muaj

November 26, 2026
Veliaj dhe Spiropali sfidojnë Ramën, por jo dominimin e tij në PS

Veliaj dhe Spiropali sfidojnë Ramën, por jo dominimin e tij në PS

November 26, 2026
Parashikimi i motit për sot: Reshje intensive dhe rrezik për përmbytje në disa qarqe

Parashikimi i motit për sot: Reshje intensive dhe rrezik për përmbytje në disa qarqe

November 26, 2026
Dashuria, paraja dhe puna: Horoskopi për ditën e sotme, 23 nëntor 2026

Horoskopi, 26 nëntor/ Kush do të ketë fat në para dhe dashuri?

November 26, 2026
Lala: Rama do të rrëzohet nga hakmarrja e një gruaje

Lala: Rama do të rrëzohet nga hakmarrja e një gruaje

November 25, 2026
“Një organizatë kriminale ka pasuri sa buxheti i shtetit”, Hoxha: Jemi në stadin e kartelit të Medelinit

“Një organizatë kriminale ka pasuri sa buxheti i shtetit”, Hoxha: Jemi në stadin e kartelit të Medelinit

November 25, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Një profil i provuar në luftën kundër kontrabandës: Fation Shehu në krye të Doganave

    Një profil i provuar në luftën kundër kontrabandës: Fation Shehu në krye të Doganave

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet lokale të 9 majit, kandidatët e mundshëm të PS-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL