Partia Socialiste ka propozuar shtyrjen deri më 31 dhjetor 2027 të afatit për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me normën tatimore prej 5%.
Nisma ligjore është paraqitur nga deputeti i PS-së, Olsi Komici, dhe i është përcjellë për shqyrtim kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.
Në relacionin shoqërues të projektligjit, argumentohet se shtyrja e afatit synon t’u japë më shumë mundësi përfitimi qytetarëve dhe subjekteve që duan të kryejnë rivlerësimin e pronave, si dhe të mundësojë përfundimin e procedurave që janë nisur tashmë.
Një tjetër argument i paraqitur në relacion është edhe nevoja për të qartësuar trajtimin e rivlerësimeve të kryera nga personat juridikë.
Sipas propozimit, zgjatja e afatit synon të lehtësojë përfitimin nga procesi i rivlerësimit dhe të garantojë trajtim të qartë për të gjitha subjektet që zgjedhin të përfshihen në të.a.b



