Aktualitet

Zjarr në Karbunarë të Vogël, flakët shkrumbojnë një bar-kafe!

Zjarr në një lokal në Karbunarë të Vogël, që u shkrumbua totalisht. ​Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit.

​Sipas informacioneve paraprake, flakët u përhapën me shpejtësi dhe ambienti pësoi dëme të mëdha materiale, duke u djegur plotësisht. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar.

Dyshohet se shkak mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa pritet që hetimet dhe verifikimet e mëtejshme të përcaktojnë me saktësi rrethanat e plota të ngjarjes dhe vlerën e dëmeve.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.