Bujë në sfidën Al Jazira-Gol Gohar, ku “bilbili” sirian Hanna Hattab u shfaq krejtësisht i çorientuar dhe u zëvendësua. Por, çfarë ndodhi në ndeshjen e AFC Champions League Two mes Al Jazira/s të Kristjan Asllanit e iranianëve të Gol Gohar-it?
Arbitri sirian Hanna Hattab u zëvendësua në pushim nga ai i 4-rt Ammar Abu Alou. Kjo pasi u pa të sillej në mënyrë qartësisht konfuze.
Rreth minutës së 32-të, pas një faulli në mesfushë ndaj Ali Asghar Ashourit, arbitri me shikimin e përhumbur dha një karton të verdhë për portierin e Al Jazira/s, Ersin Destanoglu, pa asnjë lidhje me aksionin.
Kartoni u anulua pas disa minutash me lojë të ndaluar dhe një bisede me asistentët.
Në pushim arbitri u zëvendësua, pasi klubi iranian kërcënoi se nuk do ta vazhdonte ndeshjen, duke denoncuar faktin se arbitri “nuk ishte në gjendje normale”. Nga klubi iranian pretendohet se arbitri ishte parë të pinte alkool para fillimit të ndeshjes.
Kristjan Asllani, lojtari i Kombëtares shqiptare, u aktivizua në minutën e 75-të të ndeshjes, ndaj nuk pati probleme me arbitrin e dehur. Skuadra e tij fitoi 1-0.