Miliarderi Elon Musk ka premtuar se do të dhurojë nga dy aksione të kompanisë SpaceX për çdo fëmijë në Shtetet e Bashkuara, një nismë që sipas Reuters kap vlerën e rreth 18 miliardë dollarëve. Përmes një postimi në platformën X, ai sqaroi se njëri aksion do të jepet nga vetë kompania, ndërsa tjetri nga pasuria e tij personale. Përfitues do të jenë fëmijët me llogari aktive në programin “Trump Accounts”, i cili u mundëson amerikanëve nën 18 vjeç të nisin investimet që në moshë të re. Me çmimin e aksionit të SpaceX dhe rreth 70 milionë llogari të hapura, çdo fëmijë do të marrë aksione me vlerë 254.88 dollarë.