Sociale
Reshje dëbore në aksin Bogë-Theth, borëpastrueset në terren për pastrimin e rrugës
Reshjet e dëborës kanë përfshirë gjatë natës aksin rrugor Bogë–Qafë Thore–Theth, ndërsa temperaturat kanë shënuar rënie të ndjeshme.
Njëkohësisht, ka nisur puna për pastrimin e rrugës nga dëbora dhe hedhjen e kripës për të garantuar kalueshmërinë e saj.
Mjetet borëpastruese ndodhen në terren dhe po punojnë për mirëmbajtjen e këtij aksi rrugor.
Deri më tani, nuk raportohen problematika në qarkullimin e automjeteve.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




