Kryedemokrati Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit, i është drejtuar me akuza të forta Taulant Ballës, duke e quajtur kriminel dhe porositës vrasjesh.
Pas këtyre akuzave, kryetari i Kuvendit i ka tërhequr vëmendjen, duke i thënë se po shkel rregulloren me etiketimet, ndërsa më pas i fiku mikrofonin, pasi përfundoi koha e fjalës.
Ndërkohë, Berisha nuk ka pranuar të largohet, duke vijuar të flasë edhe pa mikrofon, teksa Peleshi herë pas here i kërkonte të lironte foltoren.
Berisha: Pas parlamentit të ’45-s, ky është parlamenti më kriminal që ka ekzistuar në Shqipëri. Nëse në ’45-n zunë vend në këtë sallë vrasës serialë dhe autorë të luftës civile, sot në këtë sallë janë kriminelë ordinerë, trafikantë, porositës vrasjesh. Njëri prej më kryesorëve është Taulant apo Begojaris, me disa mbiemra.
Dokumentet shtetërore për këtë kriminel që porosit vrasje në vitin 2017, në shkurt, tregojnë se një gjykatëse faqezeze dhe një prokuror faqezi zhdukën regjistrimet, ku faktohej se krimineli Taulant Balla kishte porositur vrasje dhe se ishte implikuar në masakrën në Elbasan dhe më pas vazhdoi porositë për vrasje.
Çoje kokën që të të shohin shqiptarët, çoje kokën lart, por nuk e çon dot, se ke fytyrë krimineli. E ka vendin në qeli, jo në parlament.
Peleshi: Ju tërheq vëmendjen për etiketimet. Përfundoi koha, zoti Berisha. Kriminelët nuk i vendosni ju, nuk jeni prokuror, nuk jeni gjyqtar. Lironi foltoren














