Ancelotti pas fitores ndaj Bayernit: Mbrëmje speciale, treguam më shumë guxim në pjesën e dytë

26 Nëntor 2026
10:59
Alfred Lleshi
back button

Një fitore me emocione të veçanta për Davide Ancelotti. Trajneri i Lilës mposhti ish-skuadrën e tij, Bayern Munich, ku kishte punuar si ndihmës i babait, Carlo Ancelotti.

“Ishte një ndeshje speciale për mua, sepse kam kujtime shumë të bukura. Bayern Munich është një klub i madh. Kanë kaluar 9 vite, por kam ende miq atje. Ishte vërtet një mbrëmje e veçantë”, – deklaroi ai për UEFA-n.

Ancelotti zbuloi edhe mesazhin që iu dha lojtarëve në pushimin mes pjesëve: “Iu thashë të besonin te plani ynë, të luanin me më shumë vendosmëri dhe guxim. Edhe lojtarët e ndienin se mund t’ia dilnim. Na duhej vetëm më shumë bindje dhe këtë bëmë në pjesën e dytë. Arritëm gjithashtu të krijonim një lidhje të fortë me tifozët, të cilët na dhanë shumë energji”.

Për mungesën e Harry Kane, ai tha: “Është një mungesë e rëndësishme, por Bayerni ka identitet të qartë. Ne u përgatitëm sikur të përballeshim me versionin më të mirë të tij”.

Në fund shtoi se festimet do të jenë të shkurtra, pasi të shtunën i pret një ndeshje e vështirë në kampionat.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit