Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke pretenduar se ky i fundit është i përfshirë në porositjen e vrasjeve dhe në afera me tenderët publikë.

Duke iu referuar dokumenteve që pretendon se janë pjesë e dosjeve hetimore, Berisha akuzoi edhe përfaqësues të drejtësisë për zhdukjen e regjistrimeve që, sipas tij, implikonin Ballën në veprimtari kriminale.

Kryedemokrati lexoi gjithashtu disa komunikime të dyshuara të shkurtit të vitit 2020, që sipas tij dëshmojnë lidhjet e Ballës me persona të botës së krimit dhe marrëveshje për përfitimin e tenderëve publikë.

Berisha e cilësoi Kuvendin aktual si “parlamentin më kriminal” në historinë e Shqipërisë pas atij të vitit 1945, ndërsa deklaroi se Balla duhet të përballet me drejtësinë.

“Pas parlamentit të vitit 1945, ky është parlamenti më kriminal që ka ekzistuar në historinë e Shqipërisë. Në qoftë se në vitin 1945 zunë vend në këtë sallë vrasës serialë dhe autorë të luftës civile, sot në këtë sallë janë kriminelë ordinerë, trafikantë, porositës vrasjesh, njëri prej të cilëve edhe më kryesor është Taulant Bego Yaris me disa mbiemra. Dokumentet shtetërore për këtë kriminel që porosit vrasje, të shkurtit të vitit 2017, tregojnë se një gjykatëse faqezezë dhe një prokuror faqezi, zhdukën regjistrimet në të cilat faktohej se krimineli Taulant Balla kishte porositur vrasje. Dhe se ai ishte i implikuar në masakrën që ndodhi në Elbasan ku mbetën të vrarë katër apo pesë vetë dhe mbrapa vazhdoi porositë për vrasje.

Ky është, çoje kokën lart, po nuk e çon se ke fytyrën e kriminelit. Ai e ka vendin në qeli, jo në parlament. Ç’punë ka ai me parlamentin?
Telefoni i tij është 399, me të cilin janë porositur vrasjet. Telefoni i tij është telefon i regjistruar në të cilën ai merret me aferën Bego Yaris.
Është i regjistruar kur si ministër, çfarë i thotë ajo ish-agjentja e BKH? Sa më shumë të dëgjojnë qytetarët dhe të kuptojnë se ky është parlament krimi, aq më ët vetëdijshëm do bëhen asta për t’u përcjellë ju në kanalet e ujërave të zeza të historisë, aty ku e keni vendin.
Prandaj mos ik, sepse qytetarët duan t’i shohin dokumentet. 

‘Me datën 20.2.2020, Target informon PIN-in, Target është Mario Çela, që ta dini ju, informon PIN-in AMSP80 se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taulant Bego Yaris, Taos, o kriminel, për ty është kjo o kriminel, që rri ulur me imunitet’.
Kjo është në dosje.
‘I thotë kemi rënë dakord me Taon, asnjë tender publik apo favore të tjera përveç atyre që kishin rënë dakord të kërkonin. Ky mesazh iu përcoll Taos, kriminelit Taos, dhe i dhanë afat deri në dhjetor” tha Berisha.