Vendosni fjalën kyçe....

Koçeku për vizitën e Marta Kos: Forcat më proeuropiane janë qytetarët dhe protestuesit



Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar për vizitën e komisioneres europiane për Zgjerimin, Marta Kos, e cila mbërrin sot në Shqipëri në kuadër të diskutimeve për procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian.

Koçeku deklaron se forcat që ajo i konsideron më reformatore dhe proeuropiane në vend janë qytetarët, të rinjtë, akademikët dhe aktivistët politikë që marrin pjesë në protestë.

Sipas deputetes, protesta përfaqëson “institucionin më serioz” në vend, ndërsa pengesë për integrimin europian mbetet establishmenti politik, të cilin ajo e cilëson të korruptuar.

“Zonja Komisionere duhet ta dijë se aktualisht forcat më reformatore dhe pro Bashkimit Europian në Shqipëri janë qytetarët, të rinjtë, akademikët dhe aktivistët politikë që ushqejnë protestën. Protesta është institucioni më serioz në vendin tonë. Pengesë mbetet establishmenti i korruptuar politik. Qytetarët kërkojnë ndryshim, elitat e vjetra politike kërkojnë mbijetesë. Procesi i anëtarësimit në BE duhet ta njohë dhe ta respektojë këtë realitet të ri”, u shpreh Koçeku.