Larg fushave të blerta, Granit Xhaka shijon kohën me familjen gjatë rikuperimit

Futbollisti shqiptar me fanellën e Zvicrës, Granit Xhaka, po shfrytëzon periudhën e dëmtimit për t’u shkëputur përkohësisht nga angazhimet sportive dhe për të kaluar më shumë kohë me familjen.
Mes stërvitjeve, ndeshjeve dhe impenjimeve të shumta, kjo periudhë i ka dhënë mesfushorit mundësinë të qëndrojë pranë njerëzve të tij më të dashur, duke shijuar momente qetësie larg presionit të futbollit.

Xhaka po kalon një periudhë rikuperimi pas dëmtimit në pulpë, të pësuar në ndeshjen e Sunderlandit ndaj Chelseat. Trajneri Régis Le Bris ka konfirmuar se mesfushorit do t’i duhet ende kohë për t’u rikthyer në fushën e blertë, pa përcaktuar një datë të saktë rikthimi.
Për një futbollist që është mësuar me ritmin e lartë të garave dhe përgjegjësinë si lider në skuadër, koha pranë familjes është gjithashtu një mundësi për të rifituar qetësinë dhe energjitë për sfidat e ardhshme.
Xhaka synon të rikthehet sa më shpejt në fushë, ndërsa për momentin duket se prioriteti është rikuperimi dhe familja.




