Shpërthejnë polemikat pas ndeshjes së Ligës së Kampioneve mes Paris Saint Germainit dhe Romës e zhvilluar në Parkun e Princave dhe e mbyllur me barazimin 2-2.

Sipas RMC, disa tifozë të abonuar në tribunën Boulogne u bënë  shënjestra të koreve raciste që vinin nga sektori i tifozëve italianë, ndërkohë që të tjerë u panë të bënin përshëndetje naziste.

‘PSG bën të ditur se i ka marrë shumë seriozisht incidentet e sinjalizuara-shkruan RMC-po kryhen hetime për të sqaruar çfarë ndodhi’.

Sipas burimeve të RMC, klubi parizien ka informuar edhe delegatët e UEFA në lidhje me këtë çështje. Nëse këto akuza  do të rezultojnë me baza, klubi parizien do të kërkojë sanksione ekzemplare kundër përgjegjësve, siç ndodhi në shtator të 2022 gjatë ndeshjes mes PSG dhe Juventusit kur u verifikuan episode raciste dhe përshëndetje naziste në sektorin e tifozëve miq në Parkun e Princave. 

Dy tifozë italianë u arrestuan dhe më pas u dënuan nga gjykatat franceze  me gjoba dhe ndalim të hyrjes në stadium. Në prill të 2024, edhe një tifoz i Barcelonës iu nënshtrua një procedimi gjyqësor për një përshëndetje naziste të kryer në Parkun e Princave. 

Top Channel