Aktualitet Politikë

“Kriminel, porositës vrasjesh”, Sali Berisha shpërthen ndaj Taulant Ballës!

Nga foltorja e Kuvendit, Sali Berisha iu drejtua me akuza të forta Taulant Ballës, duke e quajtur “kriminel” dhe “porositës vrasjesh”.

Kryeparlamentari Niko Peleshi i tërhoqi vëmendjen, duke i kujtuar shkeljen e Rregullores dhe më pas i fiku mikrofonin, kur i përfundoi koha e fjalës. Por, Berisha refuzoi të largohej, duke vijuar të fliste edhe pa mikrofon, mes kërkesave të Peleshit që të lironte foltoren.

Pas parlamentit të ’45-ës, ky është parlamenti më kriminal që ka ekzistuar në Shqipëri. Nëse më ’45-ën, në këtë sallë zunë vend vrasës serialë e autorë të luftës civile, sot në këtë sallë janë kriminelë ordinerë, trafikantë, porositës vrasjesh.

Njëri prej më kryesorëve është Taulant apo Begojaris, me disa mbiemra.

Dokumentet shtetërore për këtë kriminel që porosit vrasje tregojnë se një gjykatëse faqezezë e një prokuror faqezi zhdukën regjistrimet, ku faktohej se krimineli Taulant Balla kishte porositur vrasje e se ishte implikuar në masakrën në Elbasan dhe më pas vazhdoi porositë për vrasje.

Çoje kokën që të të shohin shqiptarët, çoje kokën lart, por nuk e çon dot, se ke fytyrë krimineli. E ka vendin në qeli, jo në parlament.

Ndërhyri kreu i Kuvendit, Peleshi:

Ju tërheq vëmendjen për etiketimet. Përfundoi koha, zoti Berisha. Kriminelët nuk i vendosni ju, nuk jeni prokuror, nuk jeni gjyqtar. Lironi foltoren!

Më herët në seancë plenare, demokrati Tomor Alizoti tha se nuk mund të kalohet një ligj që ndalon qytetarët të protestojnë. Alizoti iu referua Aktit Normativ në rend dite.

Kushtetuesja e ka vendosur hapur e qartë dhe thjesht duhet të njoftohet policia. Policia është një repart dhune.

Ju do e votoni këtë sepse do të aplikoni servilizimin… si në kohën e komunizmit me sekretarët e Partisë së Punës që i përjashtonin dhe nuk u fliste më njeri. Kush do të flasë nga ata të partisë suaj që i keni përjashtuar, le të vijë t’i japim një dorë muhabet.

Nënkryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së iu përgjigj Taulant Balla, i cili tha se sekretarin e Partisë së Punës e kanë në krye të partisë.

I vetmi sekretar i Partisë së Punës në këtë sallë është kryetari i partisë tënde. Ta mbash me shëndet dhe jetëgjatë, o ishalla! Sekretarët e partisë mos i shiko nga ne! Ne e kemi dënuar diktaturën më ’91-shin dhe prej asaj dite jemi angazhuar për projektin më të rëndësishëm të Shqipërisë, anëtarësimin në BE.

Ky akt e çon legjislacionin shqiptar për tubimet në një nivel të afërt me vendet e BE-së. Ato penalitete në këto shtete janë shumë të ashpra, ne ende jemi tolerantë.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.