Akti normativ për tubimet, Zhupa: Shqiptarët nuk kanë rrugë tjetër, kërkojnë lirinë e tyre

26 Nëntor 2026 | 11:41

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar ashpër  kundër aktit normativ për tubimet të propozuar nga qeveria. Zhupa i cilësoi pretendimet e mazhorancës si “përralla”, ndërsa solli në vëmendje vlerësimin e eurodeputetit Marco Tarquinio për përplasjet gjatë tubimeve.

Ajo u shpreh se shqiptarët nuk kanë rrugë tjetër, përveçse të dalin në rrugë për të kërkuar lirinë e tyre.

“Jeni në kufijtë e një përralle. Si ka mundësi që, pavarësisht gjithë këtij reagimi që ka edhe Parlamenti Evropian, zotit Balla i intereson të çojë ndërkohë eurodeputetët? Do të citoj Tarquinin: ‘Dhuna nisi nga policia dhe më pas iu përgjigjën protestuesit’. Këtë e tha eurodeputeti, sepse pa atë që pa çdo shqiptar dhe e gjithë Evropa sesi policia i kaloi të gjithë kufijtë dhe dhunoi protestuesit.

Si ka mundësi që nuk keni asnjë polic të vetëm të dënuar apo të arrestuar? Ende nuk dihet se kush ia nxori syrin Erionit, kush ia theu këmbën Lorencit dhe kush e lidhi Klevin pas kangjellave. Ju i mbroni, sepse keni krijuar bandën e policisë. Këtë e provon edhe ministri i Brendshëm, të cilin për sjellje heroike e emëroni drejtues politik në Tiranë, me pretendimin se do ta kandidoni për bashkinë e kryeqytetit.

Shqiptarët nuk kanë rrugë tjetër, përveçse të dalin në rrugë dhe t’ju qëndrojnë përballë për të kërkuar lirinë e tyre. Më 28 nëntor, të gjithë në shesh, të bashkuar”, tha Zhupa.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keqinformuat ekspertët e huaj”, Bylykbashi: Duhet të zgjatet afati i Komisionit të Reformës Zgjedhore! Përgjigjet Balla

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka kërkuar gjatë fjalës së tij në Kuvend shtyrjen e afatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, duke iu drejtuar...
11:28 | 26/11/2026

Gjekmarkaj: Nuk sollët akte normative për zjarret dhe përmbytjen, por po votoni pro dhunës ndaj të rinjve

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka kritikuar ashpër mazhorancën gjatë fjalës së tij në Parlament lidhur me aktin normativ për protestat, duke e cilësuar...
11:22 | 26/11/2026

Berisha refuzon të lirojë foltoren e Kuvendit, vijon fjalimin me mikrofon të fikur

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka refuzuar të lirojë foltoren e Kuvendit pas përfundimit të fjalës së tij gjatë seancës së sotme plenare, pavarësisht...
11:04 | 26/11/2026