Qeveria po rishikon rregullat e prokurimit publik, duke zgjeruar të drejtën e bizneseve për të kundërshtuar kontratat edhe pas nënshkrimit të tyre. Një nga ndryshiet kryesore lidhet me mundësinë e kërkimit të pavlefshmërisë së kontratave publike pas lidhjes së tyre. Sipas projektvendimit, bizneset do të kenë 30 ditë kalendarike për të paraqitur ankim, kur arsyet e dhënies së kontratës janë publikuar ose komunikuar sipas kushteve të përcaktuara. Në raste të tjera, ankimi mund të bëhet përpara përfundimit të një periudhe prej të paktën 6 muajsh nga dita pas lidhjes së kontratës.