Bayern Munichu nuk përjashton nënshkrimet e janarit mes krizës së lëndimeve dhe pas humbjes nga Lille

Bayern Munich pësoi një humbje katastrofike 2-1 ndaj Lille në Ligën e Kampionëve mbrëmë (e martë), ndërsa kriza e tyre e lëndimeve u bë përsëri në qendër të vëmendjes.
Drejtori sportiv, Max Eberl, ofroi mendimet e tij mbi problemet e Bayernit, duke deklaruar se ata do ta vlerësojnë situatën me kujdes përpara se të marrin një vendim për nënshkrimet në janar.
“Para së gjithash, ajo që është vendimtare është se si do të duket skuadra në janar”, deklaroi fillimisht drejtori sportiv i Bavarezëve.
"Nuk do të marrim vendime të nxituara. E dimë cilësinë që kemi në këtë ekip. Lojtarët e treguan këtë në pjesën e parë dhe dua ta theksoj përsëri: ekipi tregoi cilësinë e tij në pjesën e parë. Nuk arritëm ta bënim të njëjtën gjë në pjesën e dytë. Disa lojtarë do të kthehen dhe pastaj mund t'i vlerësojmë gjërat me qetësi".
Max Eberl on January transfers: "First of all, what's decisive is how the squad will look like in January. We won't make any knee-jerk decisions. We know the quality we have in this team. The players showed that in the first half, and I want to emphasise that again: the team showed its quality in the first half. We didn't quite manage to do the same in the second half. Some players will return, and then we can assess things calmly."• So I assume you'd prefer to avoid the winter transfer market for now, given how expensive it is and how difficult the market can be?Eberl: "I think that's a bit of an oversimplification. We signed Jonas Urbig in the winter as well, and I don't think that was a bad January signing. There are definitely opportunities out there. But any potential signing would have to be a perfect fit. If we do consider making a move, we'll assess the situation calmly."
— Bayern & Germany (@iMiaSanMia) November 25, 2026
"Mendoj se kjo është paksa e thjeshtëzuar," u përgjigj Eberl kur u pyet nëse Bayern dëshiron ta shmangë plotësisht afatin kalimtar të janarit.
"Ne nënshkruam me Jonas Urbig edhe në dimër, dhe nuk mendoj se ishte një transferim i keq në janar. Padyshim që ka mundësi. Por çdo transferim i mundshëm do të duhej të ishte një zgjedhje perfekte. Nëse e konsiderojmë të bëjmë një lëvizje, do ta vlerësojmë situatën me qetësi", përfundoi Eberl. /Telegrafi/







































