Thursday / November 26 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Karriera Menaxhim

Tepër të moshuar për punë, tepër të rinj për pension

Share Share Icon

Ndërsa vëmendja e politikëbërësve është përqendruar te të rinjtë që nuk janë as në punë, as në arsim apo formim profesional, një tjetër kategori e popullsisë po përballet me vështirësi në tregun e punës: personat mbi 50 vjeç, të cilët nuk kanë punë dhe nuk kanë arritur ende moshën e pensionit.

Në Britaninë e Madhe, organizatat që mbrojnë interesat e kësaj grupmoshe po kërkojnë njohjen zyrtare të një treguesi të ri, të quajtur NETER (Not in Employment, Training, Education or Retirement), si dhe hartimin e politikave të posaçme për rikthimin e tyre në punësim.

Sipas një artikulli të gazetës britanike The Independent, rreth 918 mijë persona në Britani bëjnë pjesë në këtë kategori.

Plakja demografike dhe zgjatja e jetëgjatësisë e bëjnë gjithnjë e më të rëndësishëm integrimin e punonjësve të moshuar në ekonomi. Deri në vitin 2030, një e katërta e fuqisë punëtore britanike pritet të jetë mbi 50 vjeç.

Diskriminimi për shkak të moshës

Vështirësitë e rikthimit në punësim prekin edhe individët me përvojë të gjatë profesionale, të cilët më parë kanë mbajtur pozicione të rëndësishme drejtuese.

Proceset e automatizuara të rekrutimit, preferenca e kompanive për kandidatë më të rinj dhe mungesa e fleksibilitetit në organizimin e punës përbëjnë disa nga pengesat e identifikuara në artikull.

Gratë përballen me vështirësi shtesë, pasi ndërprerja e karrierës për t’u kujdesur për fëmijët ose prindërit e moshuar mund të reduktojë mundësitë e rikthimit në tregun e punës.

Për disa prej personave që nuk arrijnë të punësohen, sipërmarrja individuale, rikualifikimi profesional apo ndryshimi i karrierës mbeten alternativat kryesore.

Rreziku i varfërisë në moshën e pensionit

Përjashtimi i punonjësve mbi 50 vjeç nga tregu i punës ka pasoja që shtrihen përtej humbjes së të ardhurave të momentit.

Vitet e fundit të karrierës janë të rëndësishme për akumulimin e kursimeve për pension. Ndërprerja e parakohshme e punësimit rrit rrezikun e varfërisë në moshën e tretë dhe mund të shtojë barrën financiare mbi sistemet e mbrojtjes sociale.

Organizatat britanike kërkojnë që qeveria të nxisë punësimin e kësaj grupmoshe, ndërsa kompanitë të përshtatin modelet e punësimit, duke ofruar orare fleksibël, punësim me kohë të pjesshme dhe mundësi rikualifikimi.

Sfida e ekonomive me popullsi në plakje nuk është vetëm zgjatja e jetës aktive, por edhe krijimi i mundësive reale të punësimit për individët që kanë ende disa vite deri në pension.

/The Independent

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Sondazhi: Fleksibiliteti ka më shumë rëndësi se paga për punëkërkuesit

Sondazhi me mbi 40 000 punonjës zbuloi se një ekuilibër më i mirë mes punës dhe jetës private është arsyeja kryesore pse ata mendojnë të largohen n...

5 days më parë 4 Min Lexim

Si po e ndryshon inteligjenca artificiale mënyrën se si punonjësit e kalojnë kohën në punë

Përdorimi i inteligjencës artificiale (AI) në vendin e punës po rritet, duke ndryshuar mënyrën se si punonjësit e shpërndajnë kohën gjatë ditës. Me...

6 days më parë 6 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!