Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, foli në Kuvend për protestën e paralajmëruar më 28 Nëntor, duke e lidhur atë me përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Kapri deklaroi se të rinjtë kanë thirrur një protestë kombëtare kundër qeverisë, me kërkesën për një të ardhme më të mirë në vend. Ai u shpreh se qytetarët duan të ndërtojnë jetën në Shqipëri dhe jo të largohen jashtë saj.
“Jeni pasuruar në kurriz të shqiptarëve, ndaj të rinjtë dhe të rejat më 28 Nëntor kanë thirrur një protestë kombëtare. Të rinjtë duan që Shqipëria të zërë vendin që i takon. Të rinjtë duan të ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri dhe jo jashtë shtetit. Qoftë ky Nëntor fundi i tranzicionit të shëmtuar. Të dashur shqiptarë, gëzuar 28 Nëntorin dhe shihemi në shesh”, deklaroi Kapri.