Gjykata e Tiranës ka caktuar arrest shtëpie për Ilir Shytin, djalin e Roland Shytit të ashtuquajturit “Mustaqekuqi” i “Hakmarrjes për Drejtësi, i cili u kap teksa lëvizte me një makinë të blinduar dhe i armatosur.

Ndërkohë detyrim paraqitje është vendosur për punonjësin e Gardës së Republikës, Erion Ramaj, 40 vjeç, dhe 2 ushtarakët, Leonard Murataj, 42 vjeç, dhe Ernest Selmani, 46 vjeç. Sipas avokatit Andi Skënderi arrestimi ka qenë i paligjshëm.

Avokati tjetër Marjus Taka, pretendon se Shyti ka vetëdeklaruar se arma e gjetur në çantë ka qenë e tij dhe jo të pasagjerëve.

lajm ne perditesim...