Ndahet nga jeta ish-deputeti i PS-së, Ylli Ziçishti
Është ndarë nga jeta mjeku i njohur dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ylli Ziçishti.
Lajmi për humbjen e tij është bërë publik nga deputeti socialist Taulant Balla, i cili ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke vlerësuar kontributin e Ziçishtit në mjekësi dhe marrëdhënien me të si koleg.
Në reagimin e tij, Balla shprehet se Ylli Ziçishti ia kushtoi jetën kujdesit për shëndetin e njerëzve, ndërsa e cilëson atë si një mjek të madh dhe një koleg të veçantë.
“U kujdes gjithë jetën për shëndetin e të tjerëve, por sot zemra i pushoi përgjithmonë mjekut të madh dhe kolegut të veçantë Ylli Ziçishti. U prehsh në paqe Ylli ynë”, shkruan Balla.
Ndarja e tij nga jeta shënon humbjen e një figure të njohur të mjekësisë, e cila ka qenë gjithashtu pjesë e jetës politike të vendit përmes angazhimit në Partinë Socialiste dhe mandatit të deputetit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



