Situata nga reshjet në Qarkun Shkodër, probleme me energjinë në Vaun e Dejës dhe në Malësi të Madhe

26 Nëntor 2026 | 12:33

Edhe këtë të enjte, në të gjithë territorin e Qarkut Shkodër vijojnë reshjet e shiut, kryesisht me intensitet mesatar.

Ndërkohë, raportohet se situata paraqitet përgjithësisht e qëndrueshme dhe deri në këto momente nuk ka problematika madhore.

Ja si paraqitet situata sipas zonave:

Në Bashkia Shkodër, grupet e punës janë në terren dhe në gatishmëri duke vijuar pastrimin e konetave për garantimin e kullimit të ujërave të shiut.

Bashkia Malësi e Madhe: Evidentohen ndërprerje të herëpashershme të energjisë elektrike në Kelmend dhe Kastrat. Prurjet e lumenjve nuk paraqesin problematika.

Bashkia Vau i Dejës: Raportohen probleme me furnizimin me energji elektrike në pothuajse të gjitha njësitë administrative.

Bashkitë Pukë dhe Fushë-Arrëz: Nuk raportohen problematika të lidhura me emergjencat civile.

Ekipet e OSHEE-së dhe strukturat pëgjegjëse vijojnë punën në terren për riparimin e defekteve në linjat përkatëse.

Situata rrugore: Në aksin Qafë Thorë–Theth është ndërhyrë nga firmat e mirëmbajtjes për largimin e gurëve dhe materialeve inerte. Të gjitha akset rrugore janë të kalueshme.

Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër, në koordinim me bashkitë dhe strukturat përgjegjëse, vijon monitorimin e situatës dhe mbajtjen në gatishmëri të strukturave operacionale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestohet 27-vjeçari në Tiranë, i gjendet armë zjarri në kroskotin e makinës

Një 27-vjeçar ka rënë në prangat nga policia gjatë mbrëmjes së djeshme në Tiranë, pasi në automjetin me të cilin lëvizte iu gjet një armë...
12:24 | 26/11/2026

Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare ish-deputeti i PS, Ylli Ziçishti

Është ndarë nga jeta mjeku i njohur dhe ish-deputeti i PS, Ylli Ziçishti. Ziçishti ishte një mjek kirurg i njohur për kontributin e tij në...
12:23 | 26/11/2026

Braçe: Buxheti dhe paketa fiskale rrit pagat dhe pensionet! Bazohet në programin e Qeverisë

Deputeti socialist Erion Braçe ka prezantuar në seancën plenare të Kuvendit raportin dhe ndryshimet e bëra nga Komisioni për Ekonominë, Financat dhe Punësimin për paketën...
12:14 | 26/11/2026