Në votim kanë marrë pjesë 96 deputetë, ndërsa janë evidentuar edhe nëntë fletëvotime të pavlefshme.

Ndërkaq, për zgjedhjen e dy anëtarëve nga komuniteti shqiptar, procesi do të përsëritet përmes shpalljes së konkursit publik, në përputhje me Ligjin për RTK-në.

Pas përfundimit të votimit, komisionet përkatëse janë ftuar për hedhjen e shortit, përmes të cilit do të përcaktohet kohëzgjatja e mandatit të anëtarëve të zgjedhur të Bordit.

Ana Kostiq dhe Aldin Shabani do të kenë mandat dyvjeçar si anëtarë të Bordit të RTK-së.