“Kupa Pavarësia” në volejboll: Në Elbasan zhvillohet turneu mbarëkombëtar, ja kalendari

26 Nëntor 2026
12:46
Telesport
back button

Më rastin e festës së Pavarësisë, Federata Shqiptare e Volejbollit do të organizojë “Kupën Pavarësia”, një turne që do të zhvillohet më datat 27-29 nëntor në pallatin e sportit “Tomorr Sinani” në Elbasan.

Ky event do të zhvillohet si për femra ashtu dhe për meshkuj, me skuadrat më të mira nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut. Më datën 27 nëntor do të zhvillohen gjysmëfinalet për femra dhe më 28 nëntor ato për meshkuj.

Më datën 29 nëntor do të zhvillohen takimet finale në të dyja kategoritë. Ky është një event i përvitshëm i FSHV-së. Pogradeci e Tirana për femra si dhe Skënderbeu e Studenti për meshkuj përfaqësojnë Shqipërinë.

Kupa Pavarësia

Femra-Gjysmëfinale, 27 nëntor

Pogradeci – Ferizaj, 16:00

Drita – Tirana, 18:30

Meshkuj-Gjysmëfinale, 28 nëntor

Skënderbeu – Ferizaj, 16:00

Studenti – Shkëndija, 18:30

Lajme të tjera

Lajmet e fundit