Kuqezinjtë duket se kanë braktisur përfundimisht idenë e qëndrueshmërisë financiare, duke synuar ndërtimin e një skuadre menjëherë konkurruese. Pas investimeve prej 160 milionë eurosh gjatë verës për afrimin e Ramos, Gila dhe Moreira, klubi kuqezi po përgatit edhe 70 milionë euro të tjera për merkaton e janarit, shkruan “Corriere dello Sport”.
Ndërkohë, rriten edhe shpenzimet për pagat, me rinovimet e Pulisic dhe Pavlovic, si dhe negociatat në vijim për Rabiot. Kostoja e skuadrës pritet të rritet me rreth 40 milionë euro që këtë sezon, në një periudhë kur klubi po përjeton vitin e dytë radhazi pa Champions League.
Parashikimet janë shqetësuese: bilanci i sezonit 2026/27 mund të mbyllet me një deficit prej 140-150 milionë eurosh. “RedBird” ka injektuar tashmë 50 milionë euro, por rikapitalizimet nuk mjaftojnë për të përmbushur kriteret e “Fair Play Financiar”.
Prandaj, rikthimi dhe garimi i qëndrueshëm në Champions League bëhen jetikë. Për pronarin Gerry Cardinale, ky është një bast me rrezik të lartë, ndërsa mbetet edhe çështja e borxhit të lidhur me rifinancimin e huasë së “Elliott”, me afat deri në vitin 2029.







